Transmetuar më 24-05-2020, 15:19
Foto ilustruese

Një i dënuar për trafik droge është vetëvrarë në ambientet e tualetit në burgun e Fierit.

Ai është një 51-vjeçar, dhe u konstatua se ishte vetëvarur me çarçaf.

Mësohet se i dënuar që i dha fund jetës është nga Mallakastra, me inicialet B.Z.

Edhe pse një ambulancë shkoi në institucion, gjithçka rezultoi e kotë.

Nuk dihen arsyet që e çuan drejt këtij vendimi. /k.k/noa.al/