Transmetuar më 24-05-2020, 15:38

Arrestohet nga policia autori i plagosjes së të riut 29-vjeçar me inicialet M.Xh, ngjarje e ndodhur ditën e sotme në Kavajë.

Mësohet se gjithçka nisi pas një konflikti për motive të dobëta, ndërsa i plagosuri përfundoi në spital ku për fat të mirë nuk ka rrezik për jetën.

Autoritetet kanë gjetur edhe armën që u përdor në ngjarje, dhe në pranga ra shtetasi V. H., 27 vjeç, banues në Kavajë.

Në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtorët e tij, S. V., 40 vjeç dhe E. C., 35 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjetin që drejtohej nga shtetasi V. H., brenda të cilit u gjetën një gëzhojë, një antiplumb, 4 aparate celular.

Po ashtu u gjet edhe një automjet tjetër në pronësi të shtetasit V. H.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim’’ e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. /k.k/noa.al/

Identifikohet i riu që u plagos në Kavajë, nëna: Djali iku tek berberi, është gjendur rastësisht në ngjarje

Plagoset me armë një person, autori kapet pas disa orësh