Transmetuar më 25-05-2020, 20:23

Shuhet në moshën 62-vjeçare klarinetisti i njohur shqiptar nga Kosova, Xhafer Ibra.

Klarinetisti nga Peja, është ndarë nga jeta sot, pasi ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë.

I ndjeri, ka ndërruar jetë në Zvicër, pas një kujdesi intensiv mjekësor dhe pranë familjarëve të tij.

Familja njofton se ceremonia mortore do të zhvillohet në qytetin e tij të lindjes në Pejë.

Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi ka shprehur një mesazh pikëllimi për largimin nga jeta të klarinetistit Ibra.

“Xhafer Ibra, një prej bilbilëve të klarinetës, me tërë bagazhin e tij muzikor, mbi 50 vjeçar, ja doli që të lë gjurmë në muzikën balllkanike! Si gjeneratë, ishte dhe mbeti mik i imi i fillimeve të karrierës! Jeta ka udhëkryqet e veta të cilat të ndajnë në obligime. Megjithatë, bashkëpunimi ynë nuk ka munguar, e miqësia asesi. Pushofshë në parajsë Xhafo”, ka shkruar Dani./noa.al/