Transmetuar më 26-05-2020, 08:29

Lorik Cana, ish-kapiteni i kombëtares së futbollit, është baba i dy fëmijëve, Boikenit dhe Enkeleidës dhe shprehet se është gati për një fëmijë të tretë, por ka një kusht.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Loriku tregoi se fëmijën e tretë e do të jetë djalë dhe këtë ia shpreh edhe bashkëshortes, Monikës.

“Dëgjo kjo është diçka sipas dëshirës dhe momentit, unë ia kam shprehur gruas që nuk e heq këtë opsion (të ketë një fëmijë të tretë). I kam thënë që më siguron që është djalë patjetër. Por e kemi të vështirë për të qenë të sigurtë”, tha Loriku.

Kapiteni sqaroi se kur ke një djalë dhe një vajzë ndihesh i plotësuar.

“Kur ke një djalë dhe një vajzë Zoti të ka plotësuar gjithmonë. Kjo është një gjë që unë e çmoj”, tha Loriku.