Transmetuar më 26-05-2020, 13:30

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, do të zhvillojë një takim ditën e sotme me kryedemokratin Lulzim Basha.

Mësohet se ambasadorja do të shkojë në zyrën e Bashës në selinë blu, rreth orës 14.30.

Ky takim i saj vjen në kuadër të deklaratave që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, reformën zgjedhore,

por edhe situatën politike në vend.

Pak ditë më parë, ambasadorja e SHBA, zhvilloi takim edhe me Kryeministrin Edi Rama. /a.y/noa.al