Greqia nis më 1 qershor vaksinimin e popullsisë për tuberkulozin: Ju mbron nga Covid-19
Transmetuar më 27-05-2020, 13:30

Në mungesë të një vaksine kundër Covid-19, Greqia ka vendosur të vaksinojë popullsinë kundër tuberkulozit, si një mënyrë për ta mbrojtur nga një valë e dytë e pandemisë së koronavirusit.

Ekspertë të shëndetësisë në spitalin e Attikës, të drejtuar nga profesori i infeksioneve patologjike, dr. Evangelos Giamarelos, rekomandojnë vaksinën historike të tuberkulozit, e cila përflitet gjithashtu si mbrojtëse e mundshme nga Covid-19.

Rekomandimi ka siguruar mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe fushata e vaksinimit do të nisë në 1 qershor. Programi është i hapur ndaj personave mbi moshën 50-vjeçare të cilët kanë sëmundje të zemrës, mushkërive apo kategori të tjera të rrezikuara.

Vaksinimi do të kryhet në 4 spitale të Athinës, por edhe ato të Selanikut, Patrës, Janinës, Korinthit etj. Vaksina BCG përdoret prej gati një shekulli për mbrojtjen nga tuberkulozi, një sëmundje bakteriale qe prek mushkëritë. Është një stimulues i fuqishëm i sistemit imunitar, përdoret për të trajtuar disa forma të kancerit dhe ul mundësinë e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes.

Loading...