Transmetuar më 30-05-2020, 13:25

Dy raste pozitivë me koronavirus janë zbuluar së fundmi te spitali “Shefqet Ndroqi”, i njohur ndryshe si Sanatoriumi, teksa ky i fundit iu rikthye normalitetit, pasi prej javësh funksionoi si spital Covid.

Një rast është një 80-vjeçare, e cila fillimisht ka qenë e shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Nga Sëmundjet e Brendshme ka shkuar në shtëpi.

Ndërkohë pas 7 ditësh në shtëpi e moshuara ka shfaqur komplikacione në mushkëri dhe është dërguar në Sanatorium, teksa ky i fundit u hap, dhe nuk është më spital Covid.

80-vjeçarja ka ndërruar jetë të enjten, raporton ‘Abc’. Teksa ishte e shtruar në Sanatorium të moshuarës i është marrë tamponi, ndërsa përgjigja ka dalë pozitive pas vdekjes.

Pra e moshuara është konfirmuar e infektuar nga virusi pasi kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë, rasti tjetër në Sanatorium është një pacient nga Librazhdi. Pasi i është bërë tamponi dhe ka dalë pozitiv, ai është transportuar te Infektivi.

Konfirmohen 23 raste pozitive me koronavirus, qytetet ku shpërndahen