Transmetuar më 30-05-2020, 16:02

Pandemia e koronavirusit shkaktoi humbje edhe për artistët, për shkak të anulimit të aktiviteteve të planifikuara.

Loredana Zefi u detyrua që të anulonte turin e koncerteve, por tashmë fansat që do të duan ta shikojnë direkt, do të duhet të paguajnë më shumë.

Këtë fakt e ka bërë me dije vetë këngëtarja, me anë të një postimi në rrjetet sociale:

“Fatkeqësisht, më duhet t’ju them se ne jemi detyruar për t’i bërë biletat e mëparshme më të shtrenjta në disa kategori çmimesh. Ne humbëm një shumë të jashtëzakonshme parash me turneun e fundit sepse turneu ynë nuk u shty si shumë, por u anulua tërësisht. Prapëseprapë, unë u detyrova të financoja ekipin tim dhe t’u paguaj atyre tarifat e ndërprerjes, sepse asnjë prej tyre nuk mund të bënte asgjë ndaj virusit.

E kuptoj që situata është financiarisht shumë e vështirë për disa. Sidoqoftë, unë ju kërkoj të mos zemëroheni me mua se turneu është bërë pak më i shtrenjtë. Fatkeqësisht nuk ka zgjidhje tjetër. Nëse akoma dëshironi t’i ktheni paratë tuaja, mund t’i ktheni biletat tuaja deri me 25 qershor”. /a.y/noa.al

Nga Tayna, Ledri, Noizy dhe Getoari, si i “varfëroi” koronavirusi këngëtarët shqiptarë