Transmetuar më 01-06-2020, 12:00

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, rezulton pozitiv me koronavirus.

Krahas tij kanë rezultuar të prekur nga Covid-19, edhe katër pjesëtarë të familjes së tij.

“Testet tona rezultuan pozitive. Nuk kisha asnjë simptomë, por ju nënshtrova testit pasi do të bëja një vizitë në ushtri”, deklaroi Pashinian në një komunikim në Facebook, duke konfirmuar infektimin.

Nga koronavirusi është prekur bashkëshortja e 45-vjeçarit dhe tre vajzat e tyre.

Ndërkohë djali i cili ndodhet në shërbim ushtarak. nuk është prekur.

Pas daljes së testeve, Pashinian është vetizoluar në rezidencën e tij.

Armenia me një popullsi prej 3 milionë banorësh, numëron 139 të vdekur nga koronavirusi dhe 9.402 raste të infektuarish. /a.y/noa.al