Transmetuar më 02-06-2020, 10:16

Ndërron jetë një tjetër pacient me koronavirus, i cili krahas Covid-19, vuante edhe nga ceroza në mëlçi.

Pacienti ishte transferuar në spitalin Infektiv, nga shërbimi i sëmundjeve të brendshme.

Pacienti ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke mos i mbijetuar komplikimeve shëndetësore.

Bëhet fjalë për një burrë, i cili shënon rastin e tretë të viktimave nga koronavirusi në vend në orët e fundit.

Brenda pak minutash, ministria e Shëndetësisë do të nxjerrë raportin e 24 orëve të fundit lidhur me situatën e të prekurve nga Covid-19. /a.y/noa.al