Reshje të dendura shiu në Librazhd, përmbyten rrugët e qytetit
Transmetuar më 10-06-2020, 18:34

Qyteti i Librazhdit është përfshirë sot nga reshje të dendura shiu.

Kanë mjaftuar pak minuta që rrugët të përmbyten nga uji. Unaza e qytetit dhe stadium ishin më të prekur nga reshjet që arritën në disa centimetra.

Si pasojë e reshjeve disa automjete kanë mbetur të bllokuar për shumë minuta. Te Kthesa e Murrashit ka rënie gurësh.

Aktualisht situata është përmirësuar.

Probleme si pasojë e reshjeve të shiut u regjistruan edhe në qytetin e Beratit. /k.k/noa.al/

Loading...