Transmetuar më 13-06-2020, 19:01

Një nga gorillat më të famshme në botë është vrarë, duke shkaktuar zemërim të thellë në mbarë botën.

Gorilla kurriz-argjendtë e Afrikës, specie në zhdukje është vrarë së fundmi në Uganda.

Sipas raportimeve katër njerëz janë arrestuar për ngjarjen dhe rrezikojnë të dënohen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë për vrasjen e gorillës që mbrohet nga shteti dhe komuniteti ndërkombëtar.

Hetimet zbuluan se Rafiki ishte vrarë me një objekt të mprehtë që kishte depërtuar në organet e tij. Autoritetet në Uganda thanë se vrasja e Rafiki ishte një goditje e rëndë pasi nga specia e tij kanë mbetur më pak se 1000 ekzemplarë.

Gorilla 25-vjeçar ishte udhëheqësi i një grupi prej 17 gorillash mali dhe pas vrasjes grupi tjetër mund të shpërbëhet.

Speciet e gorillave të malit jetojnë vetëm në zona të mbrojtura të Ugandës, Ruandas dhe Republikës Demokratike të Kongos. /NOA.al