Transmetuar më 15-06-2020, 15:23

Gjyshja e braktis brenda makinës në diell për gjashtë orë, vogëlushi gjen vdekjen.

5-vjeçari Maddox Ryan Durbin, u mbyll brenda në makinë nga gjyshja e tij në Harrah, të Oklahoma, SHBA, e cila shkoi të luante bixhoz në një kazino, për ta gjetur në kthim të vdekur.

50-vjeçarja u akuzua për vrasjen e nipit të saj dhe në seancën e të premtes që lamë pas u dënua me 17 vite burg.

Gruas Alanna Jean 50 vjeç, i ishte lënë fëmija në kujdestari nga prindërit, por ajo e neglizhoi.

Trupi i pajetë i foshnjës u pikas nga kalimtarë të rastit, por pavarësisht lajmërimit të ndihmës së shpejtë gjeti vdekjen, shkruan noa.al.

Gjyshja, pasi u mor në pyetje, pranoi në gjykatë se e kishte braktisur nipin, atë ditë vere të vitit 2018. /a.y/noa.al