Neymar: Mezi po e pres dashurinë time, Champions League
Transmetuar më 17-06-2020, 21:42

Izolimi nga pandemia Covid-19 çoi në ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sportive.

Në Francë, pas rihapjes, kampionati u mbyll, ndërsa yjet e PSG mezi po presin rifillimin e Champions League. Këtë e ka treguar Neymar.

Ylli brazilian e ka humbur durimin, kjo për faktin se një vit ai qëndroi i dëmtuar. Lojtari më i shtrenjtë në historinë  efutbollit, të cillin e PSG e bleu nga Barceloana për 222 milion euro, i veshur si repist, pas pushimeve që kaloi ditët e fundit në  St tropez thotë se, "nuk mund të presë më për dashurinë time".

"Champsions League është rikthyer."

UEFA ka vendosur mënyrën sesi do ta përfundojë Champions League, që u ndërpre në muajin mars për shkak të pandemisë së shkaktuar nga emergjenca e Covid-19.

Të mërkurën Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ratifikoi vendimin e marrë, teksa do të ketë një "Final Eight", pra mes tetë ekipeve çerekfinaliste në Lisbonë nga 12 deri në 23 gusht!

Tetë skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale do të ndeshen me një përballje të vetme më 12-13-14-15 gusht, ndërsa gjysmëfinalet do të luhen më 18 dhe 19 gusht, finalja e madhe do të luhet më 23 gusht.

Më herët do të luhen takimet e mbetura të 1/8-ave të kthimit, kur në 7-8 gusht do të luhen Juventus-Lion në Torino, Barcelona-Napoli në “Camp Nou”, Bajern-çelsi në Mynih dge Siti-Real në Mançester.

Finalja e vitit të ardhshëm do të organizohet në Stamboll, ndërsa ajo e vitit 2022 në Shën Pjetërburg.’

/NOA.al

Loading...