Moti sot në Shqipëri dhe Kosovë
Transmetuar më 22-06-2020, 07:28

Gadishulli i Ballkanit po vijon të ndikohet nga presion i ulët atmosferik i pozicionuar në detin Egje e cila do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në fillimin e javës në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Hënë 22 Qershor 2020

Fillimi i javës dt 22 Qershor 2020 moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara rrebeshe shiu dhe stuhi me intesitet më të lartë në Julindje.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 10-12 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,5  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/21°C

Zonat e ulëta  14/27°C

Zonat bregdetare 18/26°C

E Hënë dt 22 Qershor 2020

Kosova për ditën e Hënë 22 Qershor 2020

Moti do të jetë me vranësira mesatare me reshje shiu dhe stuhi. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 12°C në mëngjes, ndërsa mesdita deri në 21°C gradë Celcius.

Moti për nesër, e Martë 23 Qershor 2020

Këtë të martë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara rrebeshe shiu me stuhi lokale në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5-1,0  metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  13/22°C

Zonat e ulëta  15/28°C

Zonat bregdetare 18/26°C

Moti për 5 ditët e javës

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit rreth javës që presim përpara!

Sipas parashikimeve pritet që java që presim përpara më në fund të na sjell diellin dhe temperatura relativisht të larta (për adhuruesit e plazhit). Por duhet theksuar se ky diell dhe këto temperatura vijnë gjatë ditës së Enjte dhe të Premte; por le ti shohim ditët me rradhë.

Paqëndrueshmëria e motit do të vijoj për ditët e Hënë, Martë dhe Mërkurë me një karakteristik të përbashkët. Gjatë pjesës së parë të ditës moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare shoqëruar me reshje shiu të dobta gjatë ultësirës perëndimore.

Nga orët e mesditës deri ato të pasdites, në relievet kodrinore dhe malore në lindje të territorit (por edhe një pjesë e ultësirës perëndimore) do të ketë zhvillim të menjëhershëm të vranësirave deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet deri mesatar, por në zona të caktuara në formën e rrebesheve dhe breshërit deri të lartë.

Java mbyllet me ditën e Enjte dhe të Premte me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Vranësirat kalimtare do të jenë përgjatë relieveve të larta malore shoqëruar me reshje shiu të dobta.

Bëjini share (shpërndajë) informacionin si për njerzit tuaj që kanë punën të lidhur me motin apo informacion të përgjithshëm.

Loading...