Gjiganti skocez, ofertë zyrtare talentit kuqezi
Transmetuar më 24-06-2020, 17:02

Një tjetër futbollist shqiptar mund të luajë në Skoci, në edicionin e ardhshëm.

Pas Eros Grezdës dhe Florian Kamberit, gjigantit skocez të Celtic Glasgow, në radhët e së cilës ka luajtur dikur legjendari Rudi Vata, pritet t’i bashkohet një shqiptar tjetër.

Bëhet fjalë për talentin Lindon Selahi, 21-vjeç, të cilit i ka ardhur një ofertë zyrtare nga Celtic Glasgoë.

Për Selahin një eksperiencë te kampionët e Skocisë, që merr pjesë rregullisht në Champions League, do të ishte e duhura në karrierën e tij.

Megjithatë bëhet e ditur se oferta e bërë nga klubi i njohur skocez nuk e ka bindur klubin holandez.

Nuk dihet nëse skocezët do të insistojnë më shumë, siç ndodh zakonisht në merkato duke qenë se ajo sapo është rihapur, me qëllim që të rritin ofertën e tyre për talentin shqiptar. .

Mesfushori këtë sezon ka luajtur me Twente në Holandë 25 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

Ai shihet një lojtar premtues i kombëtares sonë, pse jo edhe i futbollit europian.

/NOA.al

Loading...