Transmetuar më 25-06-2020, 18:59

Disa masa mund të konsiderohen të çuditshme në vendin tonë, si për shembull moslejimi i transportit publik, apo ai ndërqytetas që ka lënë shumë njerëz të izoluar prej tre muajsh, apo në vështirësi për të shkuar në punë.

Në vendin tonë edhe situata në plazhe konsiderohet e qetë dhe nën kontroll, por në vendet e zhvilluara, jepet një panoramë krejt tjetër," – transmeton NOA.al

Policia u bëri thirrje mijëra pushuesve të respektojnë rregullat, siç tregojnë edhe pamjet, teksa ata kanë mbushur plazhin e Bournemouth në Angli, duke mos ruajtur as distancës publike, as këshillat më minimale që ka vendosur qeveria pas hapjes, sikurse thirrjet e autoriteteve kanë rënë në veshë të shurdhët.

Autoritetet britanike thanë se janë të tmerruar  nga skenat  e shfaqura gjatë 48 orëve të fundit, ku në plazhin e Bournemouth pushuesit lanë edhe mbi 33 ton mbeturina në rërë.

Shefat e këshillit monitorues gati janë tërbuar nga kjo "sjellje e papërgjegjshme me veprimet e kaq shumë njerëzve që dolën jashtë kontrollit",  në plazhin e qytetit anglez.

Ka raporte për parkime dhe kampe të paligjshme, si dhe sjellje antisociale duke përfshirë zënkat e njerëzve të dehur, në mes të plazhit.

Janë këto disa nga pasojat e Covid-19, në një nga vendet më të prekura në botë, që pas hapjes, veç të tjerash, duket se nuk ka përballuar dot temperaturat e larta.

Temperaturat arritën në  33.3 gradë Celsius në Londër sot.  Britania regjistroi ditën e dytë të radhës më të nxehtë të vitit./NOA.al