Transmetuar më 28-06-2020, 22:04

Nuk kanë të ndalur lëkundjet e tokës në Turqi.

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.6 ballë mësohet se ka goditur rajonin e Mugllas.

Sipas raportimeve të EMSC tërmeti ka qenë me magnitudë 5.6 dhe është ndjerë edhe në disa ishuj të Greqisë.

Zyrtarët turq deri më tani nuk ka pasur raportime për dëme në njerëz apo materiale.

Lëkundjet kanë shkaktuar panik te qytetarët.