Transmetuar më 01-07-2020, 09:55

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Kukës, ku një grua ka gjetur vdekjen si pasojë e korrentit.

Në Kolsh, në banesën e saj, Z.O., rreth 53 vjeçe, duke ndezur pompën e ujit e ka zënë korrekti.

Gruaja është dërguar në spitalin e Kukësit, nga familjarët pa shenja jete.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al