Transmetuar më 01-07-2020, 10:29

Këngëtarja Olta Boka ndodhet në ditët e fundit të shtatzënisë, teksa pritet të bëhet nënë e një vajze.

Mëngjesin e sotëm ajo ka ndarë foto nga një set fotografik që ka realizuar në periudhën e fundit të shtatzënisë, duke e nisur muajin korrik me fjalë mirënjohjeje.

“Fillova muajin me mirënjohje dhe përulje ndaj bekimeve të Zotit dhe ndaj dashurisë tuaj! Qofshi përherë të përmbushur”, shkruan Olta.

Këngëtarja është shtatzënë për herë të parë, nga lidhja disa vjeçare me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivi Rrokaj.

Për muaj me radhë e mbajti të fshehtë shtatzëninë, për ta zbuluar vetëm pak javë para lindjes. /a.y/noa.al