Transmetuar më 01-07-2020, 11:00

Konfirmohen 45 raste të reja infektimesh, nga 269 testime të kryera në 24 orët e fundit, por edhe dy viktima.

Në raportin zyrtar të ministrisë së Shëndetësisë, u raportua një rënie e lehtë infektimesh, në raport me 69 raste të një dite më parë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të fundit është: 21 raste në Tiranë, 10 në Shkodër, 4 në Elbasan, nga 3 raste Delvinë, Kurbin, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Sarandë.

Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar në 1516 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Ndërkohë vijon të ketë shtrime të reja në spital me simptoma të rënduara si pasojë e Covid-19.

Aktualisht në spitalin infektiv po trajtohen 71 pacientë, 10 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar në gjendje të rëndë.

Në vendin tonë aktualisht janë 999 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 367; Durrës 201; Shkodër 150; Vlorë 110; Fier 47; Lezhë 42; Korçë 28; Kukës 19; Elbasan 16; Gjirokastër 7; Berat 6 dhe Dibër 6.

“Numri i rasteve të rritura në dy javët e fundit e ka vendosur sistemin shëndetësor në gatishmëri të shtuar, por në të njëjtën kohë është edhe një apel për të gjithë qytetarët për të qenë bashkëpunëtorë në këtë betejë. Ju lutemi, respektuar rregullat, duke ruajtur distancën nga njëri tjetri, duke mbajtur maskat në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca, duke ruajtur higjienën personale, duke ruajtur veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e Covid-19”, deklaroi specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.

“Mos neglizhoni asnjë shenjë të sëmundjes. Në rast se ju apo një i afërm i juaji keni shenja klinike të Covid-19, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19”, tha ajo.

COVID-19 – STATISTIKA (1 KORRIK 2020)

Testime totale 27303

Raste pozitive 2580

Raste të shëruara 1516

Raste Aktive 999

Humbje jete 65 (Qarku Tiranë 36, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 9, Kukës 1, Elbasan 1)

🔴 MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Dr. Marjeta DervishiInstituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 1 juillet 2020