Transmetuar më 01-07-2020, 19:06

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në Shëngjin.

Mësohet se humbi papritur jetën një pushues në Shëngjin.

Pushuesi nga Kosova, ka ndërruar jetë menjëherë, sapo ka hyrë për t’u larë në det.

Sipas dyshimeve të para, pushuesi nga Kosova, i moshës rreth 75-vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një ataku kardiak, në momentin që pati kontakt me ujin.

Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë edhe shkakun e vdekjes.

Kujtojmë se vitin e kaluar, me rritjen e temperaturave, pati disa raste të ngjashme me pushuesit në vendin tonë. Disa të moshuar ndërruan jetë si pasojë e atakut kardiak.

/NOA.al