Transmetuar më 02-07-2020, 08:59

Një shqiptar do të qëndrojë katër vite pas hekurave, i shpallur fajtor për shpërndarje kokaine dhe pastrim parash.

27-vjeçari Armir Shkrela u shpall fajtor, nga Gjykata e Inner London, Angli.

Arrestimi i tij u bë në maj të vitit 2020, kur u pikas nga hetuesit që po e mbanin nën vëzhgim, duke hipur në një makinë me dy çanta.

Gjatë arrestimit shqiptarit iu gjet 3 kilogramë kokainë dhe 181 mijë paund.

Po ashtu shqiptarit iu gjet edhe një dokument i rremë, me fotografinë e tij.

Dëniomi ndaj shqiptarit u dha këtë të mërkurë, ku Shkrela gjatë marrjes në pyetje pranoi fajësinë e tij. /a.y/noa.al