Transmetuar më 02-07-2020, 13:05
Foto ilustruese

Një shtetas turk ka humbur toruan këtë të mërkurë, teksa ndodhej në konsullatën e Italisë në Vlorë.

M.Y., lindur në Turqi dhe banues në Itali, ka kanosur punonjësit e sigurisë së konsullatës italiane në Vlorë dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Kjo bëri që të vihet në prangat e policisë, ku do i duhet të përballet me drejtësinë.

Burime nga policia i thanë Noa.alse revoltimi i tij ka ndodhur pasi nuk ka patur dokumentet në rregull, çka ka bërë që ti shtyhet takimi dhe ti kërkohet që të paraqitet herë tjetër.

Kjo kërkesë ka ngjallur revoltën e të dyshuarit, duke bërë që të kthehet dhunshëm. /a.y/noa.al