Transmetuar më 02-07-2020, 14:48
Foto ilustruese

Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, arrestohen tre persona duke transportuar 20 emigrantë të paligjshëm.

Në zonën e Devollit u vunë në pranga K. Sh., 28 vjeç, banues në Tiranë, R. R., 29 vjeç dhe K. B., 27 vjeç, banues në Sauk, Tiranë.

Të dyshuarit, janë kapur duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nga fshati Eçmenik-Devoll, në drejtim të Tiranës, 20 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 500 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Transportimi i klandestinëve, me mjetin tip “Roulotte”, me drejtues shtetasin K. Sh., ndërsa dy të dyshuarit e tjerë R. R., dhe K. B. ,udhëtonin me mjetin tip “Volksëagen Golf”, të cilët në afërsi të fshatit Gështenjas, gjatë ndjekjes së tyre nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe u ndaluan.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. /a.y/noa.al

Transportonin klandestinë kundrejt parave, “Perimetri” vë në pranga 5 persona

Qarku KorçëVijon operacioni policor i koduar "Perimetri".Në kuadër të këtij operacioni, goditet një tjetër rast i…

Publiée par Policia e Shtetit sur Jeudi 2 juillet 2020