Transmetuar më 02-07-2020, 18:32
Foto ilustruese

Një 36-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati.

Ngjarja është raportuar në rrugën “Aleksandri i Madh”, në Tiranë.

Policia thotë se viktimë mbeti 36-vjeçarja me inicialet M.Ll.

Ajo ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa nuk dihen ende shkaqet që e çuan drejt vendimit ekstrem.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. /k.k/noa.al/