Transmetuar më 02-07-2020, 20:32

Nënë e bijë gjenden të pa jeta brenda në shtëpinë e tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Tiranë, në lagjen e Kombinatit.

Policia tha se bëhet fjalë për një 56-vjeçare, Zhaneta Josifi dhe e bija e saj, Anisa Josifi, 30-vjeçare.

Vajza tjetër e familjes, Blerta 34-vjeçe, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike, e tronditur nga ngjarja, dhe e shtruar në spital.

Zhaneta Josifi jetonte me dy vajzat e saj, pasi bashkëshorti i kishte ndërruar jetë.

Me një deklaratë për mediat, Policia bëri me dije se ka qenë pikërisht vëllai i të ndjerës Zhaneta që kishte lajmëruar në Komisariat, pasi e motra nuk po i përgjigjej në telefon. Sipas policisë, paraprakisht dyshohet se ato janë vetëflijuar, motivet e së cilës nuk dihen.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie. /NOA.al