Facebook, nga 10 Korriku mbyll aplikacionin e videove
Transmetuar më 02-07-2020, 23:56

Facebook do të heqë nga përdorimi aplikacionin Lasso, version i ngjashëm si TikTok, i lançuar në Korrik, 2018.

Ditët e fundit përdoruesve i ka shkuar një njoftim se nga 10 Korriku aplikacioni nuk do të jetë më i disponueshëm.

Të gjithë ata që kanë video të ruajtura duhet t’i shkarkojnë përpara se aplikacioni të zhduket, nëse duan të kenë kujtimet e tyre.

Facebook do të fokusohet tek Reels (një funksion në Instagram përmes të cilit ju mund të rregulloni dhe regjistroni video në stilin e TikTok). Këto video mund të dërgohen në Storie ose DM.

Aplikacioni Lasso ka qenë i disponueshëm në SHBA, Meksikë, Argjentinë, Kolumbi, Kili, Peru, Ekuador dhe El Salvador.