Transmetuar më 03-07-2020, 11:24

Kunati i Zhaneta Josifit ka folur për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Ai është shprehur për “ABC News” se kishte kohë që nuk i shihte mbesat.

Sipas tij nëna dhe vajza mund të jenë rekrutuar pasi dyshohet se ishin praktikante të një subjekti fetar ndërsa është shprehur se kanë mbetur të shokuar nga ngjarja.

“Kisha kohë që nuk i shihja. I shkova në shtëpi, kërkova Anisën dhe më thanë nuk e lemë të dali se nuk ka bërë ditët e Zotit. Anisën kisha që në mars të 2019 që nuk e shikoja fare. I kam folur dhe për punën e fesë, por me urrenin.

Në fillim janë rekrutuar në Përmet pastaj librat i kanë marrë tek një qendër tek “Selvia”. Dy javë më parë shkova të takoja posaçërisht Anisën, por nuk më lejuan. Më ndaluan tek dera. Ato nuk ushqeheshin”, ka treguar ai.