Transmetuar më 03-07-2020, 13:31

Organizata e “Dëshmitarëve të Jehovait” në Shqipëri ka reaguar lidhur me vetëflijimin e 56-vjeçares Zhaneta Josifi dhe vajzës së saj, Anisa Josifi 30 vjeçe, teksa vajza tjetër Blerta Josifi ndodhet e shtruar në spital, pasi u gjet në banesë në gjendje të rëndë.

Në deklaratë thuhet se është tejet shqetësuese informacioni i përhapur se pjesëtarët e kësaj familjeje i përkisnin Organizatës Dëshmitarët e Jehovait.

“Po informojmë mediat dhe opinionin e gjerë që po ndjek zhvillimin e këtyre ngjarjeve, se pjesëtarët e familjes Josifi jo vetëm që nuk kanë qenë pjesëtarë të organizatës tonë, por as nuk janë shoqëruar ndonjëherë me Dëshmitarët e Jehovait. Përpjekjet për ta lidhur këtë ngjarje, apo çdo element tjetër të saj me besimin e Dëshmitarëve të Jehovait është krejtësisht e pabazë, madje fyese për besimin tonë. Dëshmitarët e Jehovait kanë pikëpamjen e Zotit për jetën dhe e çmojnë atë si gjënë më të shtrenjtë. Vetëvrasje me pretendimin për të shkuar në një jetë më të mirë, nuk përputhet në asnjë mënyrë me besimine Dëshmitarëve të Jehovait”, thuhet në deklaratë. /a.y/noa.al