Transmetuar më 03-07-2020, 15:38

Bashkësia e “Dëshmitarëve të Jehovait” në Shqipëri reaguan të premten lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi në periferi të Tiranës, ku një nënë u vetëflijua së bashku me të bijën.

Përmes një deklarate për shtyp ata shprehen se viktimat nuk kanë qenë pjesë e organizatës së tyre dhe as nuk kanë pasur shoqëri me persona të tjerë të këtij besimi.

Ndër të tjera në deklaratën e tyre thuhet se ata e çmojnë jetën dhe se kurrsesi vetëvrasja me pretendimin për një jetë më të mirë nuk përputhet me besimin e tyre, por as te asnjë lloji tjetër.

Sqarimi vjen për faktin se disa media shkuan se viktimat ndiqnin këtë sekt fetar.

Policia raportoi mbrëmjen e së enjtes se Zhaneta Josifi, 56-vjeçe dhe e bija e saj Anisa Josifi, 30-vjeçe, u gjetën pa jetë në shtëpinë e tyre, ndërsa vajza tjetër Blerta Josifi u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Autoritetet dyshojnë se ato u vetëflijuan pas indoktrinimit nga një sekt fetar.