Fitorja ndaj Tiranës del në plan të dytë, Bylis i kërkon Ramës “hekurudhë elektrike”
Transmetuar më 03-07-2020, 16:11

FSHF ka nisur një hetim për ndeshjen e javës së 32-të në Kategroinë Superiore, mes Tiranës dhe Bylis. Fitorja me përmbysje e Bylis, në pjesën e dytë, dyshohet se mund të jetë bërë objekt i përfitimeve të paligjshme në baste.

FSHF ka kontaktuar UEFA-n, që të bëjë verifikimet përmes "Sport Radar", nëse kjo ndeshje është luajtur në baste.

Fitorja e Bylis e largoi atë nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria, ndërsa Tirana pavarësisht humbjes pret që të kurorëzohet matematikisht me titullin kampion, në javët në vijim.

Për më tepër, edhe Bylis duket se nuk ka qenë i fokusuar ditën e djeshme nga fitorja, ndonëse me shumë vlera për ekipin mallakastriot.

Në ditën e akuzave për përfshirje në një ndeshje të trukuar, klubi i Bylisit i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama një "hekurudhë elektrike". Të paktën kjo është kërkesa në Twitter, pak orë pas asaj shfaqje të çuditshme në Ballsh ndaj Tiranës ku fitoi 2-1 me përmbysje.

Në rrjetet sociale shpërthyen akuzat për manipulim të ndeshjes në favor të basteve sportive. Por ndërkohë, në klubin ballshiot duket se e kanë pasur mendjen diku tjetër. Kështu, profili zyrtar i Twitter, i lidhur me faqen zyrtare në Facebook të klubit, pak orë pas ndeshjes ka bërë një postim duke iu përgjigjur kryeministit Edi Rama i cili po prezantonte projektin për rrugën e re Milot-Fier. Shqetësimi i klubit, ose më saktësisht i personit që administron këtë rrjet social në emër të klubit, është mungesa e një hekurudhe elektrike.

“More Zotëri, kujt i shërben rruga Milot-Fier?! Kaq trafik ka Shqipëria?? Po neve një hekurudhë e saktë elektrike na duhet!”, shkruhet në postimin e klubit ballshiot.

/NOA.al

Loading...