Transmetuar më 03-07-2020, 20:40

Policia italiane gjatë ekzekutimit të 29 masave paraprake, kuadër të operacionit të koduar “Paride”, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Potenzës, kundër një organizate të trafikut të drogës, vuri në pranga edhe një shqiptar pasi nuk justifikonte paratë që iu kapën në banesë.

Sipas hetuesve shuma e parave të gjetura në shtëpinë e pesë prej të arrestuarve është “plotësisht e pajustifikueshme”, referuar punës që ata bënin dhe sa i përket deklarimit të të ardhurave.

Kjo ngriti dyshime se paratë janë përfituar nga tregtimi i drogës.

Mediat fqinje shkruajnë se në krevatin e dhomës së gjumit të një shqiptari të arrestuar nga policia, u gjetën 27 mijë euro.

Ai nuk ishte në gjendje të justifikonte përfitimin e tyre.

Sipas policisë, grupi kishte “një qarkullim të konsiderueshëm të parave” dhe disa prej anëtarëve të tij “kishin dhjetëra klientë të gatshëm të pastronin paratë”, që i mbajë zakonisht të feshura nëpër banesa./NOA.al