Transmetuar më 04-07-2020, 09:56

Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga policia, nën akuzë për kultivim kanabisi.

Policia tha se është arrestuar shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar.

Mbi ngjarjen, është arrestuar edhe shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

/NOA.al