Transmetuar më 04-07-2020, 11:15

Në plazhin e Velipojës ka humbur jetën një pushues nga Kosova.

Një 76-vjeçar nga Gjakova humbi jetën, sapo u fut në det të lahej gjatë paradites së sotme.

Dyshohet se i moshuari pësoi atak kardiak.

Ai nu arriti dot të marrë ndihmën e parë mjekësore, pasi ndërroi jetën brenda pak minutash.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin në fjalë.

Kjo është ngjarja e tretë tragjike brenda pak ditësh me pushuesit kosovarë.

Dje në plazhin e Durrësit dhe pak ditë më parë në Shëngjin humbën jetën dy të moshuar të tjerë, po nga Kosova, të cilët po ashtu dyshohet se pësuan atak kardiak, në momentin që patën kontakt me ujin./NOA.al