Pastori i Kishës Ungjillore në Tiranë dhe disa ithtarë të tjerë protestantë shkuan në urgjencën spitalore kur atje u dërguan vajza në gjendje të rëndë dhe motra e nëna e tyre të pajeta.
Pohimi vjen nga një dëshmitare okulare e cila tregon në një komunikim me noa.al se ishte e pranishme në spital ku pa pastorin dhe persona të tjerë që e shoqëronin.
Noa.al komunikoi me disa nga kishat ungjillore që veprojnë në Tiranë. Asnjëra prej tyre nuk pranoi se familja Josifi ishte pjesë e ritualeve të tyre.
Noa.al kontaktoi edhe me VUSH, Vëllazëria Ungjillore Shqiptare e cila përmbledh rreth 40 kisha të tilla protestante në Shqipëri. Ajo gjithashtu nuk pranoi të pohojë të njëjtën gjë.
Redaksia e noa.al u përpoq të komunikojë edhe me pastorin e një prej kishave kryesore Ungjillore në Tiranë, i cili ishte në urgjencë sipas dëshmitares, por kjo nuk u bë e mundur.