Kukësi mposht Tiranën në “Selman Stermasi”, rihapet kampionati
Transmetuar më 06-07-2020, 19:44

Kukësi ka arritur që të marrë një fitore me mjaft vlera në “Selman Stermasi” përballë Tiranës, duke rihapur kampionatin.

Djemtë e Orges Shehit dukshëm administruan më mirë lojën në pjesën më të madhe, dhe për këtë u shpërblyen me dy gola.

Për këtë fitore menduan Cooper dhe Et’hemi, me golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Goli për Tiranën vleu vetëm sa për statistikë.

Kukësi ngushton diferencën me 6 pikë me kryeqytetasit që këtë vit presin titullin e munguar prej kohësh.

Nga ana tjetër, Partizani hodhi një tjetër hap fals duke u ndalur në barazim me Bylisin në Ballsh. /k.k/noa.al/

Loading...