Transmetuar më 06-07-2020, 22:23

Kryeministri Edi Rama prej disa ditësh poston foto nga peisazhe të bukura të vendit tonë.

Ai zgjodhi sonte një peisazh mahnitës nga Ksamili.

"Beautiful Albania. Ksamil", shkroi Rama.

Shumë bukur, po e patë kuponin në Dhërmi për dy vezë të skuqura 40000 lekë të vjetra. Me çmimet e larta, që kanë ato zona, shumë herë më mirë në Greqi, Kroaci , Spanjë, e shumë vende të tjera", i shkroi një komentues kryeministrit.

"Bukur është, por pronarët sillen si harbutë sidomos nja dy lokale me tutje .Duhet të porosisësh tavolinën plot ndryshe “s’e meriton “ të qëndrosh aty", ka qenë një koment.

Një ndjekës tjetër, i shkruan kryeministrit: Bukur bukur, po ke menduar ndonjë herë se pushues më të ardhurat e një rroge normale, apo pensionist, ta vërë by*hen në ato shezllone, apo shif me sy, e të kandidoj ty".

"Bukuri e falur nga zoti e menaxhuar nga tregu i "lirë", shkruan dikush tjetër.

"Sh bukur. Unë këto foto i publikoj (më fal që i marr) tek një grup: chatare in italiano"ato habiten herë pas here me bukuritë e Shqipërisë", shkroi një ndjekës tjetër në profilin e kryeministrit, mes shumë reagimeve.

/NOA.al