Shuhet në moshën 33 vjeçare ish-futbollisti i Juventusit
Transmetuar më 07-07-2020, 21:04

Shuhet në moshën 33-vjeçare, ish-futbollisti i Juventusit, Giuseppe Rizza.

Giuseppe Rizza i cili bënte pjesë në kategorinë e të rinjve në skuadrën e bardhezinjve ka ndërruar jetë për shkak të një goditjeje në tru.

Giuseppe Rizza, i cili bënte pjesë në kategorinë e të rinjve në skuadrën e bardhezinjve, ndodhej prej disa javësh i shtruar në spital por fatkeqësisht sot ka ndërruar jetë.

Ai kishte dalë nga koma më 22 qershor dhe gjendja e tij dukej se ishte përmirësuar.

Emra të njohur të skuadrës bardhezi, kanë shprehur mesazhe pikëllimi në adresë të 33-vjeçarit të ndjerë.

"Ciao Peppino, do të na mungosh", shkruan mbrojtësi Giorgio Chiellini.

"Sonte është ndarë nga jeta Giusepper Rizza. Të gjitha ngushëllimet e mia shkojnë për familjarët e tij", shkruan portieri Giggi Buffon./noa.al/

Loading...