Emocionuese! Shokë në çerdhe, momenti kur fëmijët tre-vjeçarë takohen pas disa muajsh, prej Covid-19
Transmetuar më 07-07-2020, 21:11

I kishte ndarë koronavirusi, por vetëm për disa muaj.

Një nënë kapi momentin e ngrohtë të djalit të saj të vogël që u ribashkua me shokun e tij më të mirë, me të cilën ai shkon në çerdhe prej dy vjetësh, raporton NOA.al.

Duket se fëmijët i kishte marrë malli, pasi kaluan të mbyllur muaj me radhë për shkak të Covid-19.

Djemtë nuk e kishin idenë se do ta shihnin njëri-tjetrin prapë, ndaj edhe reagimi i tyre është thjesht i sinqertë. Miqësia e vërtetë nuk ka çmim dhe ky imazh e provon këtë thënie.

Djemtë nga Nju Jorku ishin miq më të mirë dhe duket se i kishin munguar njëri-tjetrit shumë, që kur hyrën në fuqi kufizimet e Covid, aq sa e ëma ndau me krenari imazhet e tyre.

/NOA.al

Loading...