Transmetuar më 08-07-2020, 10:41

Konfirmohen 68 raste të reja me koronavirus nga 397 testime për të dyshuar të prekur.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 9 në Krujë, 8 në Kukës, nga 5 raste në Vlorë, Berat, nga 3 raste në Elbasan, Lezhë, Kavajë, nga 2 raste në Shkodër, Kurbin, Korçë dhe nga 1 rast në Divjake dhe Lushnje.

Ndërkohë dy qytetare nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19 në spitalin infektiv, ku po trajtoheshin në terapi intensive si pasojë e simptomave të rënda të shkaktuara nga Covid-19.

Pacientet 58 dhe 59 vjeç nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, nuk mundën të mbijetojnë megjithë përpjekjet e mjekëve dhe terapinë e trajtimit.

Situata në spitalin infektiv paraqitet serioze, ku ka rëndim të gjendjes shëndetësore të pacientëve në terapi intensive dhe është rritur numri i pacientëve të intubuar.

Aktualisht janë të shtruar 83 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 të tjerë janë të intubuar në gjendje të rënde.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 47 qytetarë, duke e çuar në 1791 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1232 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 488; Durrës 222; Shkodër 161; Vlorë 120; Lezhë 65; Fier 42; Korçë 31; Elbasan 28; Kukës 28; Berat 20; Gjirokastër 15 dhe Dibër 12.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndërgjegjësohen për respektimin e masave të vendosura.

“Situata serioze në spitalin infektiv ku ka dhe mosha të reja të shtruara, kërkon reflektim nga ana e qytetarëve për të ruajtur distancimin fizik, për të ruajtur higjienën personale, për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura, apo kudo ku nuk është e mundur të ruhet distanca fizike prej të paktën 1.5 metër. Bizneset duhet të marrin të gjitha masat për zbatimin e protokolleve të higjienës të miratuara nga autoritetet shëndetësore, për të ruajtur punonjësit dhe qytetarët. Në rast se keni shenja të sëmundjes, izolohuni dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127”, deklaroi specialistja e Institutit të Shëndetit Publik, Genta Qirjako.

Ajo ftoi që të telefonohet në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)

Testime totale 30696

Testime molekulare     26686

Testime serologjike     4010

Raste pozitive 3106

Raste të shëruara         1791

Raste Aktive 1232

Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Genta Qirjako Instituti i Shëndetit Publik

Publiée par Edi Rama sur Mercredi 8 juillet 2020