U nis nga Prishtina në këmbë, ish-komandanti i UÇK-së mbërrin në Tiranë
Transmetuar më 08-07-2020, 16:29

Nga Prishtina në Tiranë, në këmbë.

Njihet udhëtimi maratonë dhe heroik me kalë i Isa Boletinit, nga trojet e veriut të Kosovës deri në Vlorë, për të ngritur flamurin e Pavarësisë.

Sot trojet shqiptarë janë të lira dhe ka mënyra të ndryshme, shumë më të lehta për të përshkuar tërë më shpejt dhe në mënyrë sa më komode hapësirën mbarëshqiptare.

Por për pasion mund ta përshkruash atë edhe në këmbë.

Fikret Shatri, ish-komandant i UÇK-së, basketbollist, maratonomak, ka përshkuar 257 kilometra për afro 45 orë nga njëri shesh Skënderbe, ai i Prishtinës, te tjetri, në Tiranë.

Pas mbërritjes në Tiranë, ai është pritur nga dashamirës të shumtë.

/NOA.al

Loading...