Transmetuar më 08-07-2020, 20:41

Një nga ngjarjet më të bujshme, ajo e javës së fundit në Kombinat ku nëna Zhaneta Josifi dhe vajza e saj Anisa u vetëflijuan, kurse vajza tjetër Blerta ia doli të mbijetojë, ndonëse ndodhet rëndë në spital, vazhdon të mbetet tronditëse dhe shqetësuese për opinionin publik.

Mbi këtë temë, ka pasur një përplasje mes pastorit Fitor Muça dhe gazetarit Bledi Mane, në një debat televiziv, pasi të dy ata i njihnin pjesëtarët e familjes Josifi.

Pastori ka pranuar se i njihte motrat Josifi dhe nënën e tyre Zhaneta, të cilat besonin tek ringjallja, duke thënë se vajzat në fjalë, para gjashtë vitesh frekuentonin kishën Rilindja që drejtonin ai, por që më pas nuk kane shkuar me.

Sipas Muçës, vajzat e kanë frekuentuar këtë kishë për më shumë se tre vite e gjysmë, ndërsa më pas jan shkëputur prej saj në mënyrë të papritur dhe pa i thënë gjë askujt.

“Po, i kam njohur vajzat. Frekuentonin prej më shumë se tre vitesh e gjysmë dhe para gjashtë vitesh u shkëputën. Nuk i thanë gjë askujt. Shoqeve u thonin që kemi drejtim tjetër,”– tregon Muça.

Mirëpo Bledi Mane, që gjithashtu i njihte nga afër, e ka kundërshtuar këtë deklaratë të pastorit, duke u shprehur se ka lexuar se vajzat hoqën dorë nga kjo kishë pas pakënaqësive që kishin nga Muça.

Bledi Mane, pas këtij debati, më pas duke iu referuar një raporti të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka bërë publika shifra të frikshme. Sipas këtij raporti, Shqipërisa ka 611 Grupime fetare, edhe pse një vend me një popullsi nën 3 milion banorë ku pjesa më e madhe e tyre, nuk praktikojnë asnjë fe.

"Me një popullsi prej 2.8 milionë banorësh, me dy besime fetare bazike tradicionale krishtërim dhe islamizëm dhe me 5 derivate të tyre, vendi ynë paska një numër të lartë të pajustifikueshëm organizatash dhe fondacionesh të ndryshme fetare", thote Blendi Mane, i cili bëri publike edhe raportin e Deprtamentit Amerikan të Shtetit për vitin paraardhës.

/NOA.al