Transmetuar më 09-07-2020, 18:36

Deputei Lefter Maliqi tha në një dalje për mediat se në radhët e opozitës parlamentare janë 11 deputetë që do të votojnë pro Reformës Zgjedhore.

Maliqi u shpreh se edhe pse do japin votën pro, kjo nuk do të thotë se ata janë të blerë nga Edi Rama, por kundërshtarë politikë të Kryeministrit.

Flet për domosdoshmërinë e miratimit sa më parë, pasi i shërben integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

Më herët, pas tre përfaqësuesve të Ballit Kombëtar Demokrat, pro marrëveshjes është shprehur edhe deputetja Suzana Topi.

“Konfirmoj qëndrimin tim në mbështetje të dakordësisë  së 5 qershorit. Qendrimi im është bërë publik edhe me parë.

Konfirmoj votën  pro për këtë dakordësi, pa asnjë ndryshim tjetër”, shkruan Topi.

Deputetja kujton se “tashmë Parlamenti e ka  shumicën e nevojshme për për ta votuar një orë e më parë dakordësinë e 5 qershorit dhe për t’i qëndruar korrekt konsensusit, duke mos ndërmarrë asnjë ndryshim të njëanshëm që cenon konsensusin e arritur mes forcave politike”, shkruan Topi në rrjetet sociale.