Transmetuar më 10-07-2020, 08:10

Një person është gjetur i mbytur në det në Durrës, në akuariumin e portit.

Trupi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në gjendje të dekompozuar.

Mësohet se kufoma është e seksit mashkull ndërkohë që është dërguar në morg.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, teksa dyshohet se mund të bëhet fjalë për një shtetas sirian. /a.y/noa.al