Transmetuar më 10-07-2020, 08:36

Një operacion i policisë i koduar “Radovicka”, është zhvilluar në Kolonjë duke vënë në pranga një person me arsenal armësh, teksa i janë gjetur edhe disa fidanë kanabisi të mbjella.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, në bashkëpunim me policinë e Korçës, mbrëmjen e së enjtes, u bë arrestimi i  Dëfrim Beqillari, 36 vjeç, banues në fshatin Radovickë, Kolonjë.

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e një banese në përdorim të Beqillarit, policia gjeti të kultivuar disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis.

Po gjatë operacionit është ushtruar kontroll në banesën e 36-vjeçarit, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh zjarri, konkretisht 3 automatik, një pushkë, fishekë luftarakë dhe 3 krehra.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”. /a.y/noa.al

Me fidanë kanabisi dhe arsenal armësh, kush është i arrestuari/EmriLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/07/2174207.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Jeudi 9 juillet 2020