Transmetuar më 10-07-2020, 09:36

Një këmbësore ka mbetur e plagosur ditën e sotme e përplasur nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:07 të mëngjesit të kësaj të premteje, tek sheshi “Shtraus”, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Mjeti me drejtuese shtetasen H.Ç., ka aksidentuar këmbësoren V.R., 60 vjeçe, e cila u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al