Transmetuar më 10-07-2020, 11:08

Tre persona nga Lushnja dhe Kavaja, të dënuar për drogë, duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre, për shkak të të ardhurave të dyshimta.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë:

-Aranit Arapit, banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim;

-Shkëlzen Ahmetaj, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë;

-Muhamet Demrozi, banues në Kavajë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al