Transmetuar më 10-07-2020, 06:16

Deputeti i PS-së Ilir Beqaj, i propozoi Kuvendit të vendosë të premten dhe të hënën pushim për administratën, duke nisur nga kjo fundjavë e deri në 14 shtator, kur të filloj shkolla.

“Fakti që ka trafik, do të thotë që qytetarët po lëvizin. I kërkoj qeverisë nga sot deri në 14 shtator kur fillon shkolla janë 9 javë, të mund të marrë në konsideratë që në 2 ose 3 fundjava ta bëjë ditë pushim edhe një të premte dhe një të hënë.

Kjo duhet të bëhet me qëllim që njerëzit të kenë mundësi për më shumë alternativa, të mos mbivendosemi të gjithë në gusht dhe te shlodhemi edhe ndihmojmë ekonominë”, tha Beqja në seancën plenare të së enjtes.

Nuk dihet ende nëse Kuvendi do ta miratojë një masë të tillë.

Fjala sot në Kuvendin e Shqipërisë

Publiée par Ilir Beqaj sur Jeudi 9 juillet 2020