Transmetuar më 10-07-2020, 14:00

Pak pasi shprehu mbështetjen për lista të hapura, në komunikimin e sotëm për mediat, Kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe arsyen e këtij vendimi, duke mbështetur propozimin e opozitës parlamentare.

Ai tha se “Nuk është këmba ime në një këpucë sot për shkak aritmetikës, që na çon në konkluzionin që duhet të hapim listat zgjedhore, por bindja jonë sot se populli shqiptar në shumicë dërrmuese kërkon diçka, që ne duhet t’ja japim atë që kërkon”.

Në këtë linjë shtoi se opozita jashtë mund ti trajtojë si të dojë, për mungesë dinjiteti të vetes, duke thënë se në parlament i ka futur si deputet Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim.

Sipas tij, ata janë deputetë të Shqipërisë me legjitimitet, dhe me ata ne punojnë në Kuvend, jo me Bashën, e Kryemadhin e as me ata që janë jashtë.

Në këtë linjë tha se, “Nuk kam dëshirë unë që të vazhdoj të pikturohem si njeriu që do të kontrollojë gjithçka, do listat e mbyllura. Nuk besoj se këto lista do transformojnë cilësisht Kuvendin, por besoj që mundësia që qytetarët të kenë zgjedhje preferenciale në listën e deputetëve është absolutisht detyrim në këto kushte kur edhe vetë klasa politike konsiderohet rreth i mbyllur”. /a.y/noa.al

Rama: Mbështesim hapjen e listave, ndalohen koalicionet para zgjedhore

“Ligjet” miratojnë paketën për ndryshimet kushtetuese

QËNDRIMI I PS PËR PËRMBYLLJEN E PROCESIT TË REFORMËS ZGJEDHORE NË PARLAMENT BRENDA KËTIJ SESIONI TË KUVENDIT TË SHQIPËRISË

Publiée par Edi Rama sur Vendredi 10 juillet 2020